
Tirana do përballet ditën e dielë me Pogradecin, në kuadër të javës së 19-të të kampionatit. Kryeqytetasit kanë vijuar edhe ditën e djeshme me përgatitjet, ku trajneri Ze Maria ka patur mundësinë të studiojë nga afër ekipin për të caktuar më pas 11-shen që do hedhë në fushë ndaj liqenorëve.
Edhe pse pritet që formacioni të jetë i njëjtë si në takimin ndaj Shënkollit, pritet të ketë disa ndryshime. Pritet që në mesfushë të rikthehet Karabeci me Dajën. Eksprerienca e tyre do ndihmonë skudrën të organizonte një lojë më të mirë në këtë repart kundër Pogradecit.
Në dyshim janë dy titullarët thuajse të përhershëm. Ngoo dhe Turtulli mund të mos aktivizohen ditën e dielë për shkak të disa dhimbjeve që kanë ndjerë ditët e fundit. Në këto kushte, Ze Maria pritet të mos rrezikojë shumë me dy lojtarët në fjalë.