Partizani dhe Erzeni zhvilluan dje ndeshjen e tretë mes tyre këtë sezon ku më në fund, Partizani ja doli të merrte një fitore përballë tyre. Një fitore që vjen në mënyrë spektakolare teksa i mposhtën me rezultatin 3-0 por që nga minuta e tretë, luajtën me 1 lojtarë më pak pas daljes me të kuqe të Maguette.
Në fushë dukej qartë dominimi i të kuqve por kur shihje tribunat, dukej sikur ndeshja luhej në Shijak. Turmë tifozësh kishin ardhur nga Shijaku për të mbështetur ekipin e tyre. Klubi kishtem undësuar autobusë pa limit, diçka që është kthyer në traditë së fundmi. Në rrjete sociale, shijakasit me krenari ndajnë foto nga tribuna mike ku shkruajnë se nuk mjafton për ta.
“Nuk mjafton vetem sektori mik. Gjysma e stadiumit me tifozat e Erzenit. Takimi i rradhes Erzeni – Laçi. DERI NË FRYMËN E FUNDIT!”- shkruajnë tifozët.