Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Autoblinda, snajper dhe helikopterë, turistët e huaj habiten që në Shqipëri luhet kështu një ndeshje futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Autoblinda, snajper dhe helikopterë, turistët e huaj habiten që

Masat kundër akteve të mundshme terroriste në sfidën Shqipëri-Izrael angazhuan dje Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Shërbimin Informativ të Shtetit për të marrë masa të rrepta, madje ekstremisht të rrepta për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në qytetin e Elbasanit dhe sidomos në stadium.

Autoblinda dhe forca të shumta policore me helmeta në kokë dhe të armatosur me automatikë, helikopterë që fluturonin në qiellin e Elbasanit, snajper në tarracat e stadiumit dhe makina pa fund të policisë tërhoqën vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët nuk janë të paktë që vizitojnë gjatë vitit Shqipërinë dhe pse jo edhe qytetin e Elbasanit.

Pyetja e tyre e thjeshtë, për atë se çfarë po ndodhte për praninë e mjeteve të tilla dhe forcave të shumta të policisë mori një përgjigje të thjeshtë nga kalimtarët: Do luhet një ndeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Kureshtja për të gjithë ne, është fakti se si mund ta kenë pritur turistët e huaj një përgjigje të tillë dhe çfarë kanë menduar pasi mësuan se luhej thjesht një ndeshje futbolli, ndonëse pak ose askush prej tyre nuk e ka mësuar faktin se masat ishin në kuadër të  akteve të mundshme terroriste.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu