
Arda Turan mund të transferohet në Turqi. Ai është vënë në shënjestrën e klubit turk, Besiktasit. Lajmin e ka bërë të ditur, e përditshmja turke “Fanatik” sipas së cilës drejtuesit e ekipit turk janë gati ta marrin Arda Touran në formë huazimi. Turan u transferua te Barcelona për 34 milionë euro, megjithatë sezoni i tij nuk ishte ndër më të mirët pasi ai pati vështirësi në përshtatje.
Poll