
Lajme të këqia për PSG. Pas mesfushorit Veratti tashmë është demtuar dhe Neymar. Braziliani pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Strasburg duke lënë fushën e lojës. Një dëmtim që duket më i rënd nga se mendohej dhe pritet që sulmuesi të mungoj për dy sfidat e rëndësishme në Champions League ndaj Manchester United. Në lidhje me dëmtimin e tij ka reaguar dhe trajneri i skuadrës Tuchel që konfirmon dëmtimin e tij.
"Javën tjetër do të mësojmë më shumë për dëmtim e Neymar. Ai ka filluar trajtimin dhe në ditët në vazhdim do të mësojmë më shumë rreth kohës së rikuperimit të tij. Besoj se mund ta përballojmë situatën pa Verattin dhe Neymar. Dëmtimet janë fat i keq", u shpreh Tuchel
Poll