
Anësori i djathtë i Borussia Monchengladbach, Stefan Lainer, është diagonstikuar me kancer në nyjet limfatike.
Klubi gjerman bëri të ditur se austriaku do të mungojë disa muaj pasi do të fillojë trajtimet dhe terapitë. Megjithatë pas komente të bëra nga mjekët e tij, besojnë se një shërim i plotë është i mundur.
“Ne do të bëjmë gjithcka për të siguruar që Stefan të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm dhe i urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”. Tha Roland Virkus, drejtori sportiv i Gladbach.
Kujtojmë që mbrojtësi 30-vjeçar është në klub që nga viti 2019 dhe ka luajtur mbi 100 ndeshje për Gladbach. Ai gjithashtu përfaqëson Austrinë që nga viti 2017, duke bërë 37 paraqitje për vendin e tij.