Futbolli portugez ka marrë një lajm tronditës ditën e sotme teksa gjigantët e Benfica janë përballur me akuzat e rënda për trukime ndeshjesh. Gjykata portugeze ka hapur një hetim për Benfican dhe anëtarët e bordit të mandatit 2016-2020, të cilët janë akoma në detyrë edhe sot.
Lajmi i raportuar fillimisht nga shtypi vendas, më pas u konfirmua nga klubi luzitanian, i cili me një njoftim për shtyp deklaroi "hapje" totale për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente.
Mes të dyshuarve, raporton Gazzetta.it, është edhe Rui Costa, president aktual i klubit dhe menaxher në kohën e administratës së Vieira, i cili dha dorëheqjen në vitin 2021 pas ndalimit të tij të kërkuar si pjesë e një hetimi tjetër mashtrimi tatimor. Në investigimin aktual, të zhvilluar mbi studimin e disa e-maileve pirate, klubi luzitan akuzohet se ka përfituar rezultate të manipuluara në disa ndeshje.