Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tronditëse/ Rrëfehet gazetari që i mbijetoi aksidentit ajror: Fikën dritat dhe motorët...

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditëse/ Rrëfehet gazetari që i mbijetoi aksidentit ajror:

Gazetari brazilian Rafael Henzel ka folur për herë të parë pas aksidentit ajror që rezultoi fatal për 71 persona, mes tyre shumë prej lojtarëve të Çapekoënses.

Henzel është një nga 6 të mbijetuarit e tragjedisë ku humbën jetën 71 persona. Ai ka rrëfyer tmerrin që kaloi në ato pak minuta përpara se fataliteti të ndodhte.

“Pasagjerët nuk u informuan për rrezikun që po vinte. Ata fikën dritat dhe motorët, kjo shkaktoi ankth por askush nuk tha gjë. Ne po fluturonim pa e ditur se çfarë do të ndodhte. Askush nuk na lajmëroi që të vinim rripat e sigurimit dhe kur pyetëm se kur mbërrijmë na thanë: 'Për 10 minuta'.

Kishte panik, njerëz që bërtisnin dhe qanin gjatë rënies. Pastaj pllakosi qetësia.

Aktualisht gazetari është i shtruar në spitalin “San Vicente Fundacion Rionegro” në Kolumbi dhe po merr mjekimet e duhura për t'u shëruar pas aksidentit të 28 nëntorit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga