
Bayern Munich arriti të triumfonte mes vuajtjesh ndaj Galatasarayt, me gjermanët që fituan 3-1 ndaj turqve. Një ndeshje spektakolare rezultoi të ishte mes dy ekipeve, takim i vlefshëm për Champions League.
Pas ndeshjes Thomas Tuchel do të pranonte që ekipi i tij vuajti, ndërsa përgëzon lojtarët që arritën të fitonin këtë sfidë.
“Fitore shumë e rëndësishme. Bravo nga skuadra jonë. Galatasaray është i pamposhtur në 17 ndeshje këtë sezon. Ne kishim shumë probleme në pjesën e parë, humbëm shumë duele dhe nuk ishim të mirë në situatat një me një. Galatasaray kishte shumë shanse dhe ne vuajtëm shumë.
Në pjesën e dytë ne u mbrojtëm pak më thellë, ishim më të qetë dhe kishim situata të mira në pozicionet e sulmit, veçanërisht në krahë me Leroy (Sane), Kingsley (Coman) dhe Jamal (Musiala) të cilët performuan shumë mirë. Në fund arritëm ta kthenim ndeshjen dhe arritëm një fitore të rëndësishme”, shtoi trajneri i Bayernit.