Skuadra dibrane, Korabi, e cila do të marrë pjesë në Kategorinë Superiore këtë sezon, sot ka regjistruar ekipin e dytë, i cili do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë. Klubi dibran po përgatit më së miri zhvillimin e futbollit, ku çdo brez do të ketë vëmendjen e tij. Kështu, presidenca dibrane iu hap rrugën zhvillimit të futbollit në qytetin verilindor.
Skuadra e dytë e Korabit është vënë sot në fushë, ku ka pasur një ndërthurje mes lojtarëve të ekipit të parë dhe atyre të ardhur nga moshat e Korabit, të cilët janë ndeshur me Bulqizën, ekip që luan prej disa vitesh në Kategorinë e Tretë. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 6-0 në favor të vendësve, të cilët shënuan 4 gola në pjesën e parë dhe 2 në të dytën.
Korabi B - Bulqiza 6-0
Shënues: Jubani, Daci, Kiri, Xhaferri, Lahi, Kaloshi
Korabi B: Laço, Selimaj, Hoxha, Zefi, Kiri, Zguro, Daci, Xhaferi, Kaloshi, Mziu, Jubani (U aktivizuan: Xh.Torba, Fishti, Kacnia, Deshati, Ibro, Muça, Dedja, Muça, Kallaverja, Lahi, Murrja).
