Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Larg pankinës në 2 ndeshjet e fundit! Trajneri i Superiores me probleme shëndetësore, mund të kurohet jashtë vendit

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Larg pankinës në 2 ndeshjet e fundit! Trajneri i
"Abissnet Superiore"

Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero nuk ka qenë në pankinë në dy ndeshjet e fundit të Superiores. Andi Ribaj mori në dorë “frerët”, teksa u aludua për një shkarkim të teknikut italian.

Por, Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se Moriero ka munguar për shkaqe shëndetësore. “Timonieri” 56-vjeçar ka probleme me veshin e mesëm dhe humbje ekuilibri. Madje, nuk përjashtohet mundësia për kurim jashtë vendit.

Kujtojmë se Flamurtari, tashmë nën urdhrat e Ribajt vazhdon të notojë në “ujëra të turbullt”. Vlonjatët mbajnë vendin e fundit me 21 pikë, teksa të dielën presin në shtëpi Vllazninë.

Poll

Lexo gjithashtu