Nga turpërimi me Gjermaninë në Botërorin e shtëpisë tek eliminimi i paimagjinueshëm që në fazën e grupeve në kampionëtin e Amerikës. Brazili nuk është më ai sinonimi i futbollit të bukur dhe fitores, sepse të paktën në këto 3 vitet e fundit ka qenë një “masakër”. Eliminimi nga Peruja na fakt ka shkaktuar shumë polemika për atë gol të shënuar me dorë. Trajneri Karlos Dunga është shprehur: Si ka mundësi të bëhen gabime të tilla me teknologjinë e sotme? Ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke thënë se ka frikë vetëm nga vdekja. Brazilianëve u duhet të bëjnë një punë të madhe për t’u rikthyer në kohët e lavdishme.