Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Treshja e Realit mungon në "Darkën e Gabuar"

Shkruar nga NEWSPORT
Treshja e Realit mungon në "Darkën e Gabuar"

Fitoret e fundit kanë sjellë optimizmin në kampin e Realit të Madridit, e cila shpreson të ruaj të njëjtën formë edhe në Champions League.

Pikërisht përpara këtij dueli, të besuarit e Santiago Solarit kanë organizuar një darkë festive.

Fytyra të qeshura dhe hare te futbollistët e 13 herë kampiones së Evropës, e cila në raundin e 1/16-ave në Champions duelon me Ajax-in për një biletë në çerekfinale.

Por në një foto të postuar në rrjetin social "Instagram" ra në sy mungesa e 3 prej futbollistëve kryesor të tyre.

Keylor Navas, Toni Kros dhe Gareth Bale ishin mungesat e mëdha në këtë darkë, e cila mund të jetë cilësuar edhe si e gabuar nga treshja, duke parë edhe pozicionin aspak komod që madrilenët kanë në kampionat.

Gjithsesi nuk dihen ende shkaqet e mungesës së 3 futbollistëve, që në sezonin e shkuar ishin pjesë e rëndësishme e fituesit në fuqi të Champions.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga