Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trazirat gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri – Poloni, policia arreston 6 tifozë shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT
Trazirat gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri – Poloni, policia

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas shqiptar të cilët hodhën në flakadan në fushën e lojës dhe ushtruan veprime të dhunshme, para dhe pas ndeshjes. Sfida Shqipëri – Poloni, veç emocioneve të bukura u shoqërua edhe me disa momente trazirash.

Pak minuta para se të fillonte ndeshja, pati një përleshje mes tifozëve polak dhe ata shqiptarë. Ndërhyrja e Forcave Speciale ishte e menjëhershme për të qetësuar situatën dhe uniformat blu u kthyen në ‘kufi ndarës’ mes dy tifozërive përgjatë gjithë ndeshjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë kryer veprimet hetimore dhe kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme.

-NJOFTIMI I POLICISË-

Tiranë

Ushtruan veprime të dhunshme, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, identifikohen dhe procedohen penalisht 6 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Poloni, të zhvilluar më datë 10.09.2023, në stadiumin “Air Albania”, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga