Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Trazira te Craiova, aksioneri i shqetësuar para Vllaznisë: E turpshme kjo që po ndodh, lojtarët…

Shkruar nga NEWSPORT
Trazira te Craiova, aksioneri i shqetësuar para Vllaznisë: E turpshme

Craiova po kalon një fillim sezoni aspak të mirë. Klubi rumun që është kundërshtar i Vllaznisë në turin e dytë të Conference League, nuk ka fituar asnjë nga tre ndeshjet e luajtura.

Përveç barazimit 1-1 në Shkodër, Craiova nuk mori fitoren as përballë Steauas së Bukureshtit apo CFR Cluj gjatë kampionatit. Për këtë është shfaqur i shqetësuar aksioneri i klubit Mihai Rotaru, që ja faturon fajin e paraqitjeve pikërisht lojtarëve. Më poshtë mund të lexoni dhe fjalën e tij.

“Do t'i referohem asaj që po ndodh me ne. Është e qartë se ka lojtarë që kanë zhgënjyer, është e qartë se kjo që ndodhi dje është turp. Nuk të lejohet të veshësh fanellën e Craiovas dhe të prezantohesh në këtë mënyrë. Ka lojtarë që nuk kanë punë te Craiova!

Jam i zhgënjyer me disa lojtarë, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Lojtarët te të cilët kemi besuar gjithmonë, u kemi dhënë shanse, kanë qenë në vëmendjen tonë. Janë dy, tre, katër që nuk kanë çfarë të bëjnë. Është e qartë se duhet të forcohemi. Kundër CFR dhe FCSB, ne fituam një pikë në këtë fazë. Unë jam optimist në mënyrën time. Pjesa e parë e djeshme ishte një fatkeqësi. Të prezantohesh në këtë mënyrë, them se është e turpshme.

Mungesa e vullnetit, qëndrimit, mungesa e interesit për jetën e tyre. Për të pasur sukses në jetë, duhet të luftosh. Askush nuk ju jep asgjë falas. Kur je poshtë, atëherë duhet të tregosh karakter. Kjo tregon kur jeni duke luftuar”, u shpreh aksioneri  i Craiovas.

Kujtojmë se Vllaznia luan kundër Craiovas në Rumani, më 28 korrik ora 19:30. Kjo ndeshje do vendosë dhe për skuadrën e cila vijon rrugëtimin në turin e tretë të Conference League.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga