Ndeshja Milan – PSG është dueli më i zjarrtë i mbrëmjes së sotme në Champions League. Një takim ku kuqezinjtë e Stefano Piolit do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj francezve për humbjen në sfidën e parë mes tyre.
Një duel që duket se ka nisur shumë orë më parë, teksa sipas mediave italiane pak pas mesnatës ka pasur përplasje mes tifozëve. Rreth 50 ultrasit e Milan kanë sulmuar ato franceze, të cilët ndodheshin në zonën Navigli, madje kanë plagosur me thikë njërin prej tyre.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë edhe ndihmën mjekësore. Gjithashtu janë lënduar lehtë në kokë edhe dy tifozë të tjerë. Sipas “Il Corriere della Sera” bëhet me dije se policia ka arrestuar një prej autorëve të përplasjes.