Paolo Tramezzani është ndihmësi i De Biazit dhe një ish-lojtar i Serie A. Ai ka qenë pjesë e Interit, ndërsa ia di vlerat kampionatit të vendit të tij. Dhe, gjatë emisionit “Domenica Sportiva” në “Rai Due”, ku ai ka qenë i ftuar sot, ka lobuar për dy lojtarë kuqezinj që duhet të bëhen pjesë e Serie A. Teksa foli për skuadrën vjollce, Fiorentina, Tramezzani i sugjeroi trajnerit Paulo Sousa Amir Abrashin dhe Taulant Xhakën. Këtë të fundit ai e ka pasur në skuadër kur ka drejtuar Bazelin në Zvicër.
Ndërsa Xhaka ka qenë i përfolur deri në momentet e fundit të merkatos gjatë vitit të shkuar se do të ishte pjesë e vjollcëve, por rinovoi me Bazelin. Sa i përket dokumentacionit, këta lojtarë kanë edhe pasaportë zvicerane, e cila i ndihmon që të luajnë pa problem në Itali duke qenë se janë brenda Komunitetit Europian.