Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trajneri Sylvinho shpërblen lojtarët pas fitores me Çekinë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Sylvinho shpërblen lojtarët pas fitores me Çekinë

Trajneri Sylvinho ka vendosur që dita e sotme të jetë pushim për lojtarët tanë të Kombëtares. Tre ditë para miqësore kundër Bullgarisë, tekniku kuqezi ka zgjedhur t’i bëjë këtë dhuratë heronjve të Air Albania-s që të enjten mposhtën 3-0 Çekinë në kuadër të kualifikuesve të EURO 2024.

Në një njoftim të bërë për mediet, thuhet se nuk do të ketë as prononcime për shtyp nga kuqezinjtë tanë. Ata do të rikthehen nesër në fushë për të nisur përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë.

Ndaj bullgarëve, Shqipëria do të luajë të martën e 17 tetorit, në orën 18:00. Në këtë sfidë trajneri Sylvinho do të ketë mundësi të provojë edhe elementë për të cilët nuk pati shumë hapësira në takimin ndaj Çekisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga