[caption id="attachment_19413" align="alignleft" width="300"] Sam Allardyce[/caption]
Eliminimi i Anglisë nga kampionati Europian nga Islanda ka zbehur normalisht jo vetëm vlerat e skuadrës, por edhe të Wayne Rooney si kapiten. Trajneri i ri i Anglisë për këtë fakt pritet që të mos i besojë më shiritin e kapitenit Rooney-t, ndërsa ka shprehur hapur mosbesim ndaj 30-vjeçarit.
Sam Allardyce pritet që të emërojë dikë tjetër në rolin e kapitenit, duke ia hequr nga krahu kapitenit të Manchester United. "Herët të thuhet nëse Wayne Rooney do jetë kapiten. Fillimisht dua të pres që të bashkohemi me gjithë lojtarët e stafin dhe më pas do të shohim”, u shpreh trajneri i "Tre Luanëve".
Poll