
Jurgen Klop ka folur për këtë sezon të Premier League. Trajneri gjerman i Liverpulit është shprehur se Çelsi e meriton titullin, megjithatë sipas tij në organikë "Blutë e Londrës" nuk kanë shumë ndryshim me ekipin e Liverpul.
"Ju duhet të shikoni ndeshjet që luajtëm kundër Chelsea. Ne nuk ishim 14 pikë larg tyre, kjo është e sigurt. Por, lojtarët e Chelseas janë me përvojë, të ftohtë si akulli dhe marrin pikë. Ata luajnë shumë seriozë dhe përfundojnë kur duhet të përfundojnë.
Chelsea meriton titullin, por unë kam thënë tashmë se skuadra e Antonio Contes kishin më shumë fat me lëndime.
Diego Costa, ka humbur një ndeshje, Eden Hazard një? Pedro mund të luajë, Ëillian mund të luajë, reparti i tyre mbrojtës mund të luajë. Ju keni nevojë për këtë fat dhe pastaj kaloni”, ka përfunduar Klop.