
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit është shprehur për "Supersport" se kjo ishte një ndeshje e mirë dhe është i kënqaur nga skuadra e tij, megjithatë sipas teknikut vend për përmirësim padyshim që ka.
"Besoj që aspekti psikologjik ësht io pari. Jam i kënaqur nga loja, ka probleme prapë, por që ekipi është në moment të mirë, të paktën edhe për gabimet që janë bërë më parë, vihet re një ndryshim. Fillimi është i mirë dhe jam i kënaqur. Futbolli i tillë është, por unë nuk mund të mendoj që ekipi ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Tek golat, patrën edhe disi fat, po patën edhe mundësi për ta mbyllur që sot ndeshjen. Ngoo? Unë jam trajneri dhe kush është në formë ai do të jetë në fushën e lojës. Trajneri sheh gjendjen e skuadrës dhe në bazë të formës vendos për lojtarët. Unë e kam thënë që ekipi ka nevojë për lojtarë, pasi janë larguar dy lojtarë dhe duhen zëvendësuar. Merkato do të ketë të reja edhe në këto ditë. Në do të luftojmë në dy fronte, në kampionat, por që Kupa që çon edhe në Europë, kështu që klubi e ka patur objektiv Europën, por duhet të luajmë njësoj si sot, duhet të jemi më të përqendruar, pasi kjo do të na bëjë që të ecim përpara", është shprehur Mema.