
Pas fitores ndaj Laçit 2-0, ka folur trajneri i Teutës Gugash Magani që ka vlerësuar ndeshjen dhe kundërshtarin, duke folur dhe për problemet që ndodhën gjatë lojës.
"Jam i kenaqur me rezultatit pasi kishim kundështar të fortë. Kjo fitore na ul presionin pas pushimeve. Kam kaluar një periudhë jo të mirë sa i përket rezultatit. Ishte e merituar dhe shkon për tifozët.
Kjo skuadër që pashë sot nuk e kam parë në asnjë ndeshje. E filluam mirë, vazhduam keq dhe e mbylla mirë. Skuadra nuk është atje ku duhet, kemi punë për të bërë.
Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe ne duhet të punojmë shumë dhe nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të punojmë", tha trajneri i Teutës Gugash Magani për "Supersport".