
Shkëndija do luajë nesër në orën 13.00 sfidën e radhës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ndaj Strugës, në transfertë. Ndeshje kjo mjaft delikate për të dyja ekipet që do kërkojnë fitoren. Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka ka folur si zakonisht para cdo ndeshje, duke dhënë mendimin e tij për këtë ndeshje.
"Ndaj Strugës do jetë një ndeshje shumë e fortë. Unë i kam analizuar ata dhe janë shumë të fortë nnë shtëpi. Struga Ka lojtar cilësor kështu që vështirësia vjenë dhe ritet".- shprehet Ernest Gjoka,trajneri i Shkëndijës.
Në krahun tjetër, trajneri i Strugës Trim Lum,Beqiri tregon respekt maksimal për kundërshtarin dhe njësoj si kolegu Gjoka, ai pret një ndeshje të vështirë : "Normalisht për ne cdo ndeshje është e rëndësishme. Kjo ndeshje është ndeshja e radhës dhe është shumë e rëndësishme. Do kemi përballë një kundërshtar për të cilin ne kemi shumë respekt. Ata janë kundërshtarët më të fortë në ligë, kampionët aktual. Por ne kemi synim të bëjmë një ndeshje të mirë para se gjithash, duhet të mbretërojë fair play. Do të jetë një festë për qytetin e Strugës për shkak se për herë të parë Shkëndija në ligën e parë , do të jetë mysafire tek ne. Favorit në këtë sfidë është Shkëndija por ne do bëjmë maksimimumin''.
Se kush do ia arrijë të fitojë , mbetet të shihet.