Sergio Ramos do të vazhdojë të qëndrojë te Paris Saint Germain. Është trajneri i kampionëve të Francës, Christophe Galtier që ka treguar se qendërmbrojtësi është në negociata me drejtuesit për rinovimin e kontratës.
Ai shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe kësisoj, francezët nuk duan ta lëshojnë. Në një prononcim për mediet, trajneri i PSG-së është shprehur:
“Ramos sjell përvojën dhe standardet e tij të larta. Ai është një lojtar i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Ka pasur diskutime mes tij dhe drejtuesve. Jam shumë i kënaqur me sezonin e tij dhe atë që ai servir në ditën e ndeshjes, por edhe në përditshmëri. Ai është një model që të gjithë lojtarët tanë të rinj duhet të ndjekin”.
Tashmë pritet të shihet se çdo të ndodhë. Dëshira e 37-vjeçarit është të vijojë aventurën në Francë.