Trajneri i PSG-së është pyetur në lidhje me Neymar dhe Mbappe, nëse ata do të largohen ga Franca. Tekniku gjerman është shprehur se shpreson që t’i ketë në ekip vitin tjetër, por në futboll gjithçka mund të ndodhë.
“Shpresoj që Mbappe dhe Neymar do të jenë me ne në sezonin e ardhshëm, por nëse nuk do të jenë, atëherë do të gjejmë një zgjidhje. Ky është futbolli, por unë si trajner do preferoja që ata të qendronin me ne”, është shprehur Thomas Tuchel.