Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i PARTIZANIT “fsheh” detajet e përgatitjeve: S’iu them gjë për derbin, dua rikthimin e lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i PARTIZANIT “fsheh” detajet e përgatitjeve:

Giovani Colella ka folur pas barazimit 0-0 kundër Orikut. Trajneri i Partizanit u ndal më shumë te derbi i së dielës kundër Tiranës duke mos dhënë shumë detaje për përgatitjet. Në prononcimin e zakonshëm pas takimit, për Oversport, tekniku italian tha shkurtimisht:

“Nuk mund të them se si do të shkojë derbi. Jemi duke e përgatitur ndeshjen. Sot hodhëm në fushë lojtarë që nuk kishin marrë minuta.

Golat e paktë? Mbi të gjitha dua të më rikthehen lojtarët e dëmtuar. Ka disa aspekte të mira, ka disa aspekte negative. Por, që do të tentohet gjatë rrugëtimit të rregullohet situata për konkretizimin e aksioneve”, tha ai.

Ndeshja e javës së gjashtë të Superiores mes Partizanit dhe Tiranës është programuar të luhet të dielën në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga