
Jemi mësuar që trajnerët të shkarkohen për shkak të rezultateve negative, por këtë herë ndodh edhe e kundërta. Një rast i tillë vjen nga Arabia Saudite.
Nga posti i trajnerit është shkarkuar ish-sulmuesi i Liverpool. Al Qadisiya vendos të largohjë Robbie Fowler, i cili edhe pse u shpall trajneri i muajit dhe nuk ka asnjë humbe, duket se nuk u ka ndryshuar mendjen drejtuesve.
“Klubi vlerëson përpjekjet dhe profesionalizmin e trajnerit dhe i uron suksese në karrierën e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij largimi absurd.
Poll