
Trajneri I Kombëtares shqiptare, Edy Reja është shprehur në një intervistë për "Radio Kiss Kiss", se Napoli duhet të konfirmoj Hysajn edhe për sezonin tjetër. Në fjalën e tij tekniku Italian komentoi gjithashtu edhe ecurinë pozitive të Rrahmanit që është blerë pikërisht nga skuadra napoletane.
Hysaj? "Po bën shumë mirë nën drejtimin tim në Kombëtare. Mendoj që është një futbollist që duhet të konfirmohet te Napoli. Me Gattuson po luan më shumë. Në fillim qahej, sepse me Ancelottin luante shumë pak."
Rrahmani? "Rrahmani është një futbollist shumë i mirë, Napoli bëri mirë që e bleu. Ka marrë një nga mbrojtësit më të mirë që luajnë në Itali, edhe sepse luan në mbrojtjen me tre."
Napoli? "Po shoh një Napoli krejtësisht ndryshe nga skuadra që la Ancelotti. Gennaro Gattuso zgjidhur shumë probleme, skuadra mbyllet mitë në mbrojtje dhe riniset me shpejtësi. Trajneri kalabrez po tregon se është shumë i zoti nga pikëpamja taktike."