Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri i Fulham tregon arsyen pse nuk luan Broja: Ka shumë dëshirë, por erdhi në ditët e fundit të merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Fulham tregon arsyen pse nuk luan Broja: Ka shumë

Armando Broja është një nga lojtarët më të diskutuar në vendin tonë. Sulmuesi shqiptar te skuadra e Fulham nuk po gjen hapësirat e dëshiruara, me trajnerin e skuadrës angleze që nuk e ka preferuar në sfidat e fundit.

Kjo shqetëson jashtëzakonisht shumë stafin e kombëtares shqiptare dhe të gjithë tifozët kuqezi, pasi 22-vjeçari është një nga sulmuesit kryesorë të Sylvinhon. Braziliani e ka pjesë të listës për në Euro 2024 dhe mos aktivizimi i tij në Angli ka shkaktuar “dhimbje koke”.

Në lidhje me këtë ka folur Marco Silva. Trajneri i Fulham ka treguar arsyen se pse Broja nuk po luan, ndërsa thekson se pavarësisht dëshirës së sulmuesit shqiptar, për momentin Muniz që po shënon gola është kryesori.

“Ndeshjet e fundit i kemi patur të gjithë lojtarët në dispozicion. Ka qenë shumë e vështirë për Armandon që të qëndrojë në stol, pasi ka shumë dëshirë për të luajtur, por vjen në huazim në fund të merkatos pret që të luaj. Kur ke një sulmues që shënon gola si Muniz, nuk të u lë hapësirë të tjerëve për të treguar aftëtitë e tyre”, ka deklaruar Silva.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga