
Rafael Leao ishte një ndër objektivat e Chelsea në merkaton e verës por blutë nuk ja dolën të finalizonin marrëveshjen me Milanin që drejtonte me “gisht” te klauzola prej 150 milionë eurosh për portugezin. Dy ekipet përballen mbrëmjen e sotme në Champions League dhe në konferencën për shtyp, trajneri i Chelsea, Graham Potter ndez akoma më shumë zërat e merkatos.
“Jam i surprizuar pozitivisht me atë çfarë ka bërë Leao. Ai bën diferencën në sulm me gola dhe asiste, urime, top lojtar. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk e di por ai po luan shumë mirë me Milanin. Ai ka cilësitë dhe talentin për të pasur sukses edhe në Premier League.”- deklaron Potter për yllin e kuqezinjve.
Poll