Trajneri i Benfikës, Roger Schmidt ka folur në prag të sfidës që ekipi i tij do të zhvillojë me Interin për çerekfinalet e Champions. Shqiponjat portugezë do të presin në shtëpinë e tyre zikaltrit e Inzaghit që nuk po kalojnë një moment të mirë. Në kampionat ndeshjen e fundit barazuan 1-1 me Salernitanën.
Por tekniku gjerman i Benfikës nuk mendon se forma jo e mirë e Interit në Serie A do të ndikojë në çerekfinalen e nesërme.
“Champions League është diçka tjetër, nuk besoj se rezultatet e negative në kampionat do të bëjnë diferencën”, shprehet Schmidt. "Inzaghi luan futboll fizik dhe kan shumë opsione, do t’i duhet të ketë përballë Benfikën më të mirë, sepse Interi është i aftë të luajë futboll në nivelin më të lartë, është një ekip që ka shumë përvojë dhe dinë të luajnë edhe në sulm dhe në mbrojtje”.