
Te Vllaznia në pamjen e jashtme situata mund të duket se është në rregull dhe çdo gjë po shkon vaj, por brenda grupit kanë nisur pakënaqësitë. Kërkesa e llogarisë është rritur, ndërsa pakënaqësitë te trajneri Armando Cungu janë shtuar.
Nga burime pranë skuadrës, bëhet me dije se tekniku, i cili ka 6 muaj në krye të skuadrës, ka filluar të ngrejë tonet në ekip. Jo vetëm me lojtarët që ka në provë, por edhe tek ata që janë afirmuar për sezonin e ardhshëm, ku ka ngritur zërin për mënyrën e stërvitshmërisë dhe gjendjen fizike.
Poll