
Trajneri i Kukësit, Finks ka dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes së sotme. Ai është shprehur i lumtur për fitoren e sotme, gjithashtu nuk ka harruar të përmendë edhe ndeshjen në Vjenë, ku sipas tij verilindorët kishin bërë një ndeshje të mirë. Finks e vë theksin te ndeshja e parë, pasi ishte ai takim që i bëri austriakët të punonin fort për ndeshjen e sotme, duke arritur dhe atë rezultat të thellë në "Elbasan Arena".
"Jam i lumtur për kualifikimin. Kukësi tregoi shpirt gare sidomos në ndeshjen e parë në Austri. Ne jemi shumë të lumtur për kualifikimin. Kukësi ka potencial dhe ka lojtarë të mirë. I uroj suksese. Nga ndeshja e parë ne punuam më shumë dhe bëmë më mirë", përfundoi trajneri i Austrisë së Vjenës.