
Luka Lukic, një ndër talentet kroate të futbollit është ndarë nga jeta tragjikisht. 16 vjeçari është përplasur nga treni në momentin që po përpiqej të kapërcente nga ana tjetër e hekurudhës. Pavarësisht përpjekjeve për t'I ardhur në ndihmë talentit të futbollit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Plagët në trup dhe në organet jetësore ishin të rënda, çka rezultuan fatale për djaloshin. Në Kroaci lajmi është përjetuar keq nga komuniteti I futbollit, ndërsa Federata e Kroacisë ka shprehur ngushëllimet e veta. Lojtari ishte pjesë e ekipit U17 të kombëtares kroate, ndërsa luante në Gjermani për Stuttgarten Kickers.
Poll