Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Tragjedia që mori mbi 800 jetë njerëzish, Maroku ‘ndal topin’ pas tërmetit katastrofik

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedia që mori mbi 800 jetë njerëzish, Maroku ‘ndal

Ndeshja kualifikuese e Marokut për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Liberisë është shtyrë pas tërmetit shkatërrues në vend. Më shumë se 800 njerëz janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit me magnitudë 6.8 afër Marrakech mbrëmjen e së premtes vonë, me qindra të tjerë të plagosur.

Rrjedhimisht, ndeshja kualifikuese e AFCON mes Marokut dhe Liberisë që do të zhvillohej sot në Agadir është shtyrë. Vendimi u konfirmua përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken.

Homazhet kanë vërshuar teksa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, dhe shumë prej yjeve marokenë si Sofyan Amrabat dhe Hakim Ziyech kanë ndërmarrë hapa konkret për t’i ardhur në ndihmë popullit të tyre. Në momentin e shkrimit, konfirmohet se kanë vdekur 820 persona dhe ky numër pritet të rritet në orët dhe ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7