Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tragjedia në familjen Rushaj/ Pas babait dhe të birit me ëndrrën për t'u bërë futbollist, humb jetën një tjetër familjar

Shkruar nga NEWSPORT

Tragjedia ka goditur familjen Rushaj në Dukagjin, e cila në pak muaj ka humbur tre anëtarë të familjes në aksidente tragjike.

Sot u bë me dije lajmi se ndërroi jetë Gjelosh Rushaj. Rushaj u përfshi në një aksident pak ditë më parë në zonën e Dukagjinit. Ai humbi kontrollin e kamioçinës dhe ra në humnerë në njësinë Pult të Dukagjinit. Rushaj u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë, ndërsa sot ndërroi jetë.

[caption id="attachment_717526" align="alignnone" width="700"]Foto nga aksidenti qe humbi jeten Gjelosh Rushaj Foto nga aksidenti qe humbi jeten Gjelosh Rushaj[/caption]

Më herët familja Rushaj u godit nga një tjetër tragjedi, ku babë e bir , Pjetër e Jason Rushaj u mbytën në lumin e zonës së Bogës në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi nëntor, ku vend ishte përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe kishte shkaktuar dhe përmbytje. Makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e përroit në Bogë, vajza arriti të dalë në kohë dhe shëtoi, kurse babë e bir mbetën të bllokuar dhe fatkeqësisht humbën jetën.

[caption id="attachment_717524" align="alignnone" width="519"]Babe e bir, Petrit e Jason Rushaj Babe e bir, Petrit e Jason Rushaj[/caption]

Jasoni i vogël humbi jetën dhe la pas ëndrrën për t'u bërë futbollist teksa ishte një lojtarë me perspektivë i Akademisë "Djelmnia Shkodrane".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga