Tottenham ka kthyer sërish sytë nga Serie A. Pasi firmosën me portierin Golini, skuadra londineze kërkon një tjetër lojtar të Atalantës. Cristian Romero, qendërmbrojtësi që ka spikatur në kampionatin italian është vënë në krye të listës së dëshirave të Tottenham.
Drejtori sportiv, Paratici ka nisur prej ditësh negociatat me klubin italian dhe ka gati ofertë prej 50 milionë euro. Nga ana tjetër Atalanta mund të ul pretendimet e saj dhe të kërkojë shkëmbimin me Davinson Sanchez plus para. Të dy klubet do të vazhdojnë negociatat dhe në ditët në vijim pritet të zbulohet gjithçka për të ardhmen e Romero dhe Sanchez.