Një emër i ri ka dalë në skenë për të zëvendësuar Antonio Conten në krye të Tottenham. Në angli e marrin si të mirëqenë largimin e tij dhe tashmë spekulimet kanë nisur.
Sipas “The Times” emri i lakuar është Luis Enrique, i cili mbylli aventurën e tij me kombëtares e Spanjës pas kampionatit botëror. Ish-trajneri i Barcelonës gjithmonë e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në një ligë spektakolare siç është Premier League.
Kujtojmë se emri i tij është lakuar edhe si zëvendësuesi idela i Graham Potter në krye të Chelsea. këto duket të jetë ditë të “nxehta” për ish-trajnerin e katalanasve sa i përket të ardhmes së tij.
Poll