
Tottenham duket se ka fituar garën me Milan dhe Napolin për shërbimet e Radu Dragusit. Anglezët janë nja hap larg transferimit të lojtarit të Genoas.
Pavarësisht se rumuni ishte afër rinovimit me Genoas, duket se “Spursat” i kanë ndryshuar mendjen dhe me shumë gjasa e ardhmja e tij mund të jetë në Premier League.
Kujtojmë se para pak ditësh, Genoa ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë euro plus 2 bonuse për liderin e saj, por mesa duket Tottenham do të afrojë më shumë se kjo shifër në mënyrë që të bindë drejtuesit italianë për të lënë të lirë qendërmbrojtësin.
Poll