Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktas pas minutave të munguara, gati ribashkimi me lojtarin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Milot Rashica drejt largimit nga Besiktas pas minutave të munguara, gati
Ernest Muçi & Milot Rashica me fanellën e Besiktas

Milot Rashica mund të largohet nga Besiktas në merkaton e janarit. Shqiptari në këtë sezon nuk po merr dot minutat e dëshiruara me turqit.

Kjo situatë pritet të shfrytëzohet mjaft mirë nga ekipet të tjera, të cilët janë të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit. Kështu ekipi që del në skenë për shërbimet e tij është Trabzonspori. Ekip ku luan një tjetër shqiptar, Ernest Muçi.

Sipas “Oxu.Az” raportohet se skuadra turke kërkon të ribashkojë sërish dy futbollistët shqiptarë, të cilët deri një sezon më parë luanin për Besiktas. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim, me Trabzonspor që kërkon të përforcojë ekipin me një futboll me eksperiencë.

Poll

Lexo gjithashtu