Momenti kur Hoxha del me barele dhe Mario Kovacevic/ Fotomontazh
Arbër Hoxha ditën e djeshme ishte i pafat. Lojtari i Kombëtares shqiptare mori një dëmtim të “frikshëm” në sfidën që Dinamo Zagreb fitoi 2-0 ndaj Gorica.
Një nga futbollistët kundërshtarë i ndërhyri keq nga mbrapa, duke dëmtuar kështu shqiptarin, i cili për fatin e tij të keq, doli nga fusha me barelë. Një dëmtim i cili ka shqetësuar stafin e skuadrës.
Trajneri i Dinamos, Mario Kovacevic ka folur për gjendjen e shqiptarit. timonieri i kroatëve shprehet se nuk e di ende se sa i rëndë është dëmtimi, ndërsa shpreson që futbollisti të jetë mirë.
“Eh, nuk e di. Do e shohim, ende është gjithçka e nxehtë. Shpresoj të jetë mirë”, ka deklaruar timonieri i Dinamo Zagreb.
Poll
