Andre Onana është lënë jashtë listës së Kamerunit për Kupën e Kombeve të Afrikës, duke përbërë një tjetër goditje të fortë për portierin që po kalon një periudhë të vështirë. Ai është aktualisht i huazuar te Trabzonspor pas largimit nga Manchester United në merkaton e verës.
Mungesa e tij ishte surprizë e madhe, pasi pritej të ishte pjesë e turneut që nis më 21 dhjetor në Marok. Nga Premier League, në listën e Kamerunit janë përzgjedhur Bryan Mbeumo dhe Carlos Baleba.
Njoftimi i listës u bë në të njëjtën ditë kur Federata e Futbollit të Kamerunit shkarkoi trajnerin Marc Brys, vetëm tre javë para ndeshjes hapëse. Onana ka 53 paraqitje me kombëtaren dhe luajti 90 minuta në humbjen 1-0 ndaj Kongos, e cila i hoqi shansin për Botërorin e ardhshëm.
