Lionel Messi gjithmonë flet me superlativa për Pep Guardiolën. Dyshja kanë shkëlqyer te Barcelona në vitet e tyre të arta, duke fituar trofe shumë të rëndësishëm.
Marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e mir,ë gjë të cilën e kanë ruajtur edhe pasi rrugët e tyre janë ndarë. Së fundmi “Pleshti” ka theksuar se për të gjithmonë do të mbetet unik dhe se Guardiola ka diçka të veçantë që trajnerët e tjerë se kanë.
“Unë gjithmonë e them, për mua, ai është unik. Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por ai ka diçka të ndryshme. Për mua, Guardiola është më i miri nga të gjithë”, ka theksuar argjentinasi.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, ata fituan 14 trofe së bashku, duke përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve, tre kampionate të La Ligës, dy trofe të Kupës së Mbretit, tre Superkupa Spanjolle, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa Bote për Klube.
