Futbolli kërkon talent, përkushtim dhe një paraqitje të mirë individuale, ku një tregues shumë i mirë është edhe “mjeshtëria” e driblimeve. “Statmuse” ka publikuar edhe “Top 10” e futbollistëve me më shumë driblime gjatë gjithë sezonit. Këtu përfshihen lojtarë nga kampionate si Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.
Jo për ironi të fatit por i pari në listë është sulmuesi më i vogël i Barcelonës, Lamine Yamal. I cili numëron 60 driblime. I dyti është Jeremy Doku i Manchester Cityt me 42 driblime, ndërsa në vendin e 3-të është Mohammed Kudus i cili luan për Tottenham dhe ka 40 driblime.
Ylli 18-vjeçar i Hansi Flick ka ditur të dalë i pari edhe në mesin e më të mirëve, ku theksojmë këtu “agresivin” francez Mbappe apo dhe qëndrueshmërinë e saktë të Vinicius.
