Mattheo Dimareli është emri më i ri që ka dalë në skenën e futbollit. Bëhet fjalë për një sulmues 16-vjeçar, i cili momentalisht aktivizohet me Meksinën U16. Por, ç’interes ka ky lojtar për shqiptarët?!
Dimareli është një djalosh, mamaja e të cilit është meksikane, ndërsa babai shqiptar. Mediet në Meksikë po “çmenden” pas paraqitjeve të fundit të 16-vjeçarit, i cili la përfaqësuesen e SHBA-ve, për t’u bashkuar me Meksikën.
View this post on Instagram
Madje, mediet meksikane kanë dhënë 4 opsione për të ardhmen e sulmuesit të djathtë në rang kombëtares. Dimareli mund të zgjedhë midis, Greqisë, Meksikës, SHBA-ve dhe Shqipërisë. Kjo ka bërë që tifozët të ëndërrojnë, për një futbollist që tashmë po bën “bujë” andej e këtej oqeanit.
Përsa i përket rangut të klubeve, 16-vjeçari luan me Dinamo Houston Academy, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe asistuar në 2 të tjerë, gjë që ka bërë të fitojë vëmendje.
Pritet të shihet se si do të shkojë “historia” e futbollistit në fjalë, me Dimarelin që mesa duket e sheh ende herët për të vendosur mbi shtetin që do të përfaqësojë.
