Torino në këtë sezon në Serinë A ka pësuar plot 46 gola. Një shifër e frikshme për "granatat" ku aktivizohet edhe qendërmbrojtësi kuqezi, Arlind Ajeti.
Por, ajo që bie në sy është fakti se vetëm nga reparti i mbrojtjes, Torino ka fituar në merkato plot 47 milionë euro.
E gjithë kjo shumë të ardhurash vetëm duke llogaritur shit-blerjet e lojtarëve në repartin defensiv.
Kamil Glik u shit nga Torino te Monako, Nikola Maksimoviç kaloi te Napoli, Bruno Peres te Roma. Tri mbrojtës të shitur, prej të cilëve Torino fitoi 54.2 milionë euro.
Ndërkohë që për blerjet në repartin e mbrojtjes, Torino harxhoi vetëm 7 milion euro, para të paguara për Lorenzo De Silvestri që u mor në huazim nga Sampdoria, plus huazimin e Leandro Kastan nga Roma.
Ndërkohë që Arlind Ajeti u afrua me kosto zero.
