Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Topi i Artë” përfundon në burgun francez, prezantohet edhe paratifozëve të Lyon

Shkruar nga NEWSPORT
“Topi i Artë” përfundon në burgun francez,
Karim Benzema e ka mbajtur premtimin që iu ka dhën ish-klubit të tij Lyon që nëse do të arrinte të fitonte “Topin e Artë” do të prezantonte përpara gjithë tifozëve në stadiumin “Groupama”. Sulmuesi francez tashmë këtë premtim e ka mbajtur dhe “Topi i Artë” u prezantua përpara tifozëve të Lyon, plot 58 mijë, skuadër ku Benzema shkëlqeu dhe më pas u arrit edhe transferimi në “Santiago Bernabeu”. Mirëpo, para ngjarjes, trofeu prestigjioz ka përfunduar në një vend që nuk ka të bëjë aspak me futbollin. Gazetari i revistës “France Football”, Theo Troude dhe kryeredaktori Pascal Ferre, kanë vizituar burgun më të madh në Francë që ndodhet në Paris. “E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Merogis dhe Reau, krahas Pacal Ferre. Takimi me të dënuarit do të botohet nesër në ‘France Football’”, ka shkruar Troude. Kjo vizitë erdhi për arsye se trofeu i Topit të Artë u prezantua gjithashtu para të burgosurve, derisa do të krijohet si një lloj mini-dokumentari.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga