
Histori të kampionësh, histori në San Siro. Lautaro Martinez, bëri Interin që të fluturoi për në finalen e Stambollit mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit. Sulmuesi argjentinas vendosi derbin e kthimit me Milanin, duke shënuar golin e 1-0. Nuk ishte lojtari që vendosi ndeshjen, por ishte ai që e mbylli atë. Një lajtmotiv i bukur, një film i parë tashmë në Barcelonë, gola dhe asistime në barazimin 3-3 që e çoi Inzaghin përtej fazës së grupeve. Por edhe gola dhe asistime në një tjetër barazim 3-3, atë me Benfikën. Numri 10-të që largon frikën. Ka një rol i rëndë si lider, si kapiten i ardhshëm, cili është roli që Interi është gati të projektojë për të, Për këtë ka folur vetë trajneri Inzaghi pas sfidës.
A mund ta fitojë Topin e Artë? Është një pyetje që i është bërë Simone Inzaghit mbrëmë. Në fillim ju dukë e pak e çuditshme. Atëherë duhet të mendoni përsëri: “Edhe si lojtar dytësor, ai fitoi një Kupë Bote duke shënuar një penallti vendimtare. Një shenjë tjetër është njeriu që vendos vulën. Në Stamboll, si të gjithë zikaltërit, do të shkojë si i dobët. Por nëse ai fiton Ligën e Kampionëve, do të ishte një çift i pandalshëm, në një sezon që në çdo rast mund ta çojë atë. Aktualisht është me 30 gola në total, por është viti i Lionel Messit. Ai ka arritur ta çojë Argjentinën në krye të botës. Në çdo sezon tjetër, Lautaro do të ishte një kandidat serioz: në këtë nuk do të jetë as kampion europe”, ka thënë Inzaghi duke buzëqeshur.