
Toni Kros dëshiron të qëndrojë në Madrid edhe për disa vite të tjera. Ai ka mohuar mundësinë e rikthimit te Bajern Mynih dhe do të vijojë të qëndrojë në "Santiago Bernabeu" deri në viti 2022.
Kujtojmë që 27-vjeçari u transferua në Madrid në vitin 2014, duke u shndërruar një nga lojtarët kryesorë për ekipin e Zidan.
“Në Bundesligë, përfundimisht nuk do të luaj më, e kam mbyllur atë kapitull.
Nuk mund ta imagjinoj të kthehem te Bayern Munich, nuk do të ndodh, kështu që nuk ka ndonjë opsion tjetër për në Gjermani.
Nuk e di çfarë do të ndodh brenda pesë viteve, por synimi im është që të qëndrojë te Real Madrid”, përfundoi Kroos.
Poll