
Toni Kros po pushon në Londër. Mesfushori gjerman i Real Madrid ndodhet me familjen e tij në Angli për të kaluar momente relaksi.
Por mediat në ishull shkojnë më larg se kaq me raportimet e tyre, pasi shkruajnë sot se fantazisti i Real Madrid është pranë kalimit te Çelsi.
Antonio Konte duket se është duke bërë "goditjen" e madhe në këtë merkato dimri, duke afruar Toni Kros në ekip.
Çelsi është vendosur në gjurmët e kampionit të Botës, ndërsa në Spanjë flitet për një moment pakënaqësie nga ana e mesfushorit në lidhje me aktivizimin e pakët te Real Madrid në javët e fundit.
Poll